SHBA– Ekspertët thonë se mënyra e vetme për të mos u infektuar me covid-19 është qëndrimi larg turmave. Por, sa gjatë do të vazhdojë kjo gjë? Duke folur për mediat, shefi ekzekutiv i gjigandit Pfizer, Albert Bourla, tha se bota do t’i kthehet normalitetit shumë shpejt dhe virusi do të marrë fund brenda një viti. Megjithatë, ai shtoi se do të jetë e nevojshme marrja e vaksinave çdo vit, në mënyrë që të mund të ndalohen përhapje të ardhshme të virusit.
“Brenda një viti besoj se bota do t’i kthehet normalitetit, por nuk përjashtoj në asnjë mënyrë se variante të reja të virusit nuk do të vijojnë të shfaqen dhe aq më pak që do të kemi mundësi vazhdojmë të jetojmë në mënyrë normale pa u vaksinuar. Gjithsesi, mbetet për tu parë”, tha Bourla.
Koronavirusi nuk po largohet plotësisht, por ekspertët thonë se intensitetit i infektimeve do të ulet dhe mënyra më e mirë për të qëndruar të sigurtë është vaksinimi vjetor.