Sot është përcjellë për në banesën e fundit kryeplaku i fshatit Remanicë të Beratit, Edison Hëna. Babai i 3 fëmijëve ndërroi jetë nga koronavirusi.
Ai ishte shtruar në spitalin e Beratit fillimisht më pas te Infektivi, por nuk mundi që të mbijetonte.
Aktualisht ai ishte kryeplak i fshatit, ndërsa më parë ka qenë edhe këshilltar në këshillin e ish-komunës Velabisht.