Covid-19 i ka marr jeten nje zjarrfikese te Mirdites. Mësohet se Tonin Ndoka 47-vjeç nga fshati Rrasfik humbi betejen me virusin mengjesin e se henes ne spital infektiv te Tiranes. Ai ishte infektuar prej 10 ditesh dhe gjendje e tij shendetesore ishte renduar, duke humbur dhe jeten.
Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të testimeve me 2827 persona që kanë bërë tamponin dhe për pasojë edhe rastet e reja kanë ardhur në ulje, me 325 qytetarë të prekur me Covid-19.