Dhjetëra të dënuar në burgun e Peqinit janë infektuar me koronavirus.
Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se aktualisht situata në këtë burg është e rëndë sa i përket gjendjes së pandemisë.
Mësohet se disa autoambulanca kanë dalë ditet e fundit te burgu i sigurisë së lartë në Peqin, duke transportuar të prekur me Covid, drejt kryeqytetit.