SHBA– Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy ka pësuar disa ndryshime. Mediat e huaja raportojnë se ceremonia do të mbahet në Las Vegas dhe do të zhvillohet në datën 3 prill. Ceremonia fillimisht do të mbahej në fund të këtij muaji në Los Angeles, por u shty për shkak të pandemisë.
“Që nga momenti që njoftuam shtyrjen e datës origjinale të shfaqjes, ne jemi përmbytur me mesazhe të sinqerta mbështetjeje dhe solidariteti nga komuniteti i artistëve. Jemi të përulur nga bujaria e tyre dhe mirënjohës për angazhimin e tyre të palëkundur ndaj çmimeve Grammy dhe misionit të Akademisë,”– u shpreh CEO i Akademisë së Regjistrimit.