Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 49 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,251,785 njerëz dhe janë shëruar mbi 35 milionë të tjerë.
Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 12,509 persona, duke e çuar numrin në total mbi 10 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 109 njerëz dhe numri në total ka shkuar 242,339.
India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 17,804 persona të infektuar dhe në total ka aritur 8,478,689 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 290 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 125,895.
Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë hyrë në izolim për herë të dytë.
Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 60,486 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,661,853 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 828 njerëz dhe numri në total është 38,865.
Gjermania ka shënuar një rritje rekord të infektimeve. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të funidt është mbi 23, 399, njerëz, duke e çuar shifrën në total 642 488 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 130 njerëz dhe numri në total është 11 226.
Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 37.809 persona të infektuar, duke e çuar numin në total 862.681 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 446 , duke e çuar shifrën në total 40.638, njerëz.