Disa zyra të shërbimit ndaj klientit dhe banka të nivelit të dytë në qytetin e Gjirokastër janë mbyllur për shkak se punonjës të këtyre institucioneve kanë reultuar të infektuar me Covid-19. ISHSH ka njoftuar se ambientet do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht dhe se do të bëhet dezinfektimi.
Disa nga punonjësit janë në pritje të përgjigjes së tamponit, ndërsa puna vijon nga shtëpia e tyre. Qyteti i Gjirokastrës ka 476 persona aktivë me virusin SarsCov2.