Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10.544 raste të reja me virusin, e nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar me pandeminë 48 qytetarë.
Në terapi intensive janë shtruar 512 pacientë ndërsa janë shëruar 5889. Norma e pozitivitetit 2%.
Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 4145, pra 57 më shumë se në 24 orët e mëparshme.
Aktualisht janë 137,130 pozitive, 4,617 më shumë se dje.