Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka folur ditën e sotme në lidhje me pasojat e pandemisë dhe sëmundjes te organizmi.
Gjatë fjalës së saj ajo vuri theksin se ky virus ka prekur të gjithë sistemet e organizmit ndërsa vuri theksin në aspektin psikologjik. Ajo njoftoi gjithashtu se brenda këtij muaji pritet hapja e Spitalit Infektiv pas rikonstruktimit të godinës.“Nga COVID nuk ka mbetur asnjë sistem pa u prekur apo pa u komplikuar sidomos kur kanë qenë në situata të mesme apo kritike.
Një element i rëndësishëm ka qenë menaxhimi terapeutik i pacientëve, edhe nga organizmat ndërkombëtarë me barna anti viralë. Barna që kanë dalë nga organizmi ndërkombëtar dhe kanë gjetur vend edhe në Shqipëri. Një pjesë e rëndësishme është aspekti psikologjik. Këshillim me psikologun ka qenë element i rëndësishëm. Element tjetër është fizioterapia.
Është e ngadaltë në ditët e para por për ata që rrinë në një kohë të gjatë në spital ka nisur paralelisht edhe ky trajtim. Besoj se e mbyllëm pandeminë në spitalin që ishim dhe futja në spitalin e ri do të jetë brenda këtij muaji”, u shpreh Çomo.