Rusi- Nga dita e nesërme në Moskë do të nis vaksinimi masiv me vaksinën anticovid ‘Sputnik V’.
Lajmi u bë i ditur në rrjetet sociale nga kryetari i bashkisë, Serghei Sobyanin.
“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme. Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor,” tha Sobyanin.
Sipas studiuesve të Institutit Gamaleya, që ka punuar për vaksinën ruse, ”Sputnik V”, ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.