• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

COVID-19 PRITET TË ‘FSHIJË’ 8 MILIARDË EURO NGA EKONOMIA SHQIPTARE NË TRE VJET

26/10/2020
in Ekonomi
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Sa më shumë kalojnë muajt, aq më të qarta bëhen pasojat që ajo solli në ekonomi infeksioni i padukshëm i Covid-19, dhe po aq më e pasigurt bëhet edhe e ardhmja.

Vetëm një gjë është e sigurt, që ekonomia nuk do të jetë më si më parë dhe ditët e “arta” të një aktiviteti normal dhe jetese të shkujdesur kanë marrë fund, të paktën për një periudhë afatmesme. Të gjitha pritshmëritë për ecurinë ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën janë zhvlerësuar.

Humbjet në vend, në raport me vitin e mëparshëm, por dhe në krahasim me rritjen që do të kishte pasur vendi nëse nuk do të ishte përballur me koronavirusit janë tepër të larta.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, përpara se të fillonte kriza e Covid-19, prodhimi i brendshëm bruto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të krijuara nga ekonomia gjatë një periudhe kohe të caktuar) pritej që të arrinte në 2.4 trilionë lekë, pse gati 19 miliardë euro në vitin 2022. Financat prisnin mesatarisht një rritje ekonomike prej rreth 4% në vit.

Por, në relacionin e projektbuxhetit 2021, pritshmëritë për PBB-në në vitin 2022 tashmë janë zhvlerësuar në 14.5 miliardë euro.

Në vetëm tre vjet, 2020-2022, Covid-19 pritet të fshijë rreth 1 trilionë lekë, ose 8 miliardë euro të ardhura potenciale, që do të ishin krijuar nëse do të kishim pasur ecuri normale të ekonomisë (diferenca midis PBB-së së projektuar para krizës dhe pas krizës, përkatësisht për secilin vit).

Për vitin 2020, kur vlerësohet të ketë qenë kulmi i efekteve të Covid-19, ekonomia shqiptare pritet të tkurret nga -6.4%, sipas parashikimeve të qeverisë shqiptare, deri në -9% (nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Fondi Monetar Ndërkombëtare pret që tkurrja të jetë -7.5% dhe banka Botërore në -8.4%. Cilado që të jetë rënie, kjo do të jetë tkurrja më e madhe e ekonomisë që nga viti 1997, kur vendi ra me më shumë sesa 10%.

Për vitin 2021, gjithnjë nëse nuk do të ketë mbyllje tjetër drastike, ekonomia pritet të rikuperohet me ngadalë, me rritje prej rreth 5-5.5%, sipas pritshmërive të qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare. Sipas të gjitha gjasave, si rrjedhojë e rënies së fortë këtë vit dhe rikuperimit të ngadaltë vtin e ardhshëm, ekonomia pritet që të arrijë nivelin e para krizës (2019-s) vetëm në 2022-in.

Tkurrja e ekonomisë pritet që të ulë dhe të ardhurat për frymë, të cilat sipas parashikimeve të projektbuxhetit pritet të bien me 6% në 2020-n, (nga 586,400 lekë në 550,400 lekë).ose 36 mijë lekë (290 euro) më pak.

FMN është edhe më pesimiste. Sipas saj të ardhurat për frymë të shqiptarëve në 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm

Në rajon, Shqipëria (-425 USD) dhe Mali i Zi (-892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikuar për këto vende, që janë të lidhura me turizmin.

Për maqedonasit, humbja do të jetë minimale (90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në -253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid-19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të paktët në botë, ku FMN parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundrazi do të rriten lehtë, me 90 dollarë./Monitor.al

Tags: covid19 godet ekonomineekonomia pas pandemisefmnpbb
Previous Post

VALA E DYTË E PANDEMISË/ EUROPA E ‘PUSHTUAR’ NGA CORONA

Next Post

REKORD INFEKTIMESH NË FRANCË/ 116 PERSONA HUMBËN JETËN DHE 52,010 TË TJERË JANË INFEKTUAR, NË 24 ORËT E FUNDIT

Related Posts

Eurostat zbulon përmasat e rënies së turizmit në Europë, Shqipëria me përgjysmim për 9-mujorin

Shqipëria renditet në vendin e 72 në Indeksin e Zhvillimit të Udhëtimit dhe Turizmit

28/05/2022
Ulen aplikimet për azil në nëntor, shifrat pësojnë rritje në krahasim me 2020-n

Dyfishohen aplikimet për azil në janar-shkurt 2022, Franca destinacioni më i preferuar

28/05/2022
Të dhënat personale sensitive, 39% e administratës s’di saktë kategoritë

Të dhënat personale sensitive, 39% e administratës s’di saktë kategoritë

27/05/2022
Sektori bankar “frenoi” në tremujorin I, bankat që u rritën dhe ato që u tkurrën

Sektori bankar “frenoi” në tremujorin I, bankat që u rritën dhe ato që u tkurrën

27/05/2022
Famijet shqiptare morën 215 milionë euro kredi për shtëpi gjatë vitit 2020

Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

27/05/2022
Të ardhurat për frymë/ Kukësi qarku më i varfër në vend

Të ardhurat për frymë/ Kukësi qarku më i varfër në vend

26/05/2022
Next Post
COVID-19

REKORD INFEKTIMESH NË FRANCË/ 116 PERSONA HUMBËN JETËN DHE 52,010 TË TJERË JANË INFEKTUAR, NË 24 ORËT E FUNDIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mblidhet Bordi i Transparencës, ndryshon sërish çmimi i karburanteve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U ekzektua teksa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Takimi Suedi – Finlandë- Turqi, çfarë u diskutua për aplikimin e anëtarësimit në NATO?

Takimi Suedi – Finlandë- Turqi, çfarë u diskutua për aplikimin e anëtarësimit në NATO?

29/05/2022
Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

28/05/2022
Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

28/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.