Koronavirusi ka mbërthyer shkollat në Durrës. Burime bëjnë me dije se 41 mësues nga 32 shkolla janë futur në karantinë për shkak të koornavirusit. Po ashtu burime bëjnë me dije se në karantinë janë edhe 91 nxënës.
Mësohet se 31 mësues dhe 46 nxënës që janë në izolim janë të shkollave 9-vjeçare, ndërkohë që 10 mësues dhe 45 nxënës janë nga arsimi.
Ndërkohë siç shihet në raportin e mëposhtëm, personeli shëndetësor ka qenë nëpër shkollat rrethit dhe pavarësisht masave mbrojtëse që janë marrë në ambientet e shkollës, shihet se me temperaturë kanë rezultuar dhe disa nxënës të tjerë.
Mësohet se pas dy muajsh që ka nisur shkolla, raste të reja raportohen pothuajse çdo ditë.