Numri i rasteve me koronavirus prej ditësh vijon të jetë në rënie.
Gjithashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi lehtësim të masave kufizuese kundër Covid-19, pas një përmirësimi të situatës epidemiologjike.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hënë kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet të cilës tregon se situata e Covid është drejt përmirësimit.
Tirana u hap”, thuhet nëpërmjet kësaj video.
Deri më tani 770, 084 persona kanë marrë doza kundër Covid-19 nëpërmjet fushatës së vaksinimit, ndërsa objektivi mbetet vaksinimi i 1 milion qytetarëve brenda qershorit.