E diela, ka parqitur një sutuatë të rënduar në spitalet Covid, për shkak të shtimeve të rasteve dhe kërkesave për mjekim spitalor. Siç shihet në fotot e siguruara nga “Alba News”, oborri i spitalit “Shefqet Ndroqi” ose i njohur ndryshe si Covid 2, është i mbushut me autoambulanca.
Shtatë mjete të urgjencës mbajnë radhë, ndërsa pacientët që presin të shtrohen në spital, marrin shërbim në autoambulancë.
Bashkë me pacientët në autoambulanca janë edhe familjarë të tyre.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 846 raste të reja dhe 19 humbje jete.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar