Duke folur për trajtimin e Covid-19 në banesë kryeministri Edi Rama është shprehur se shumë farmaci në Shqipëri por edhe në të gjithë botën po bëhet biznes me ilaçet. Gjatë një konference live me gazetarët, Rama është shprehur se kur gjendja bëhet kritike, autoritetet ndërhyjnë.
“Aspekti tjetër për fat të keq është se në këtë histori bëhet biznes, jo në Shqipëri, por kudo nga farmacitë dhe ju jepet njerëzve ilaçe pa fund. E kemi thënë në mënyrë të përsëritur që gjatë e udhës është të merret receta e mjekut të familjes. Kur gjendja bëhet kritike janë autoriteteve që vendosin dhe të çojnë në spital”, tha Rama.