Infektimet në arsim nuk janë ndalur nga dita në ditë në qarkun e Beratit. Edhe ditën e sotme, mes të infektuarve me Coronavirus regjistrohen mësues dhe edukatorë në Berat e Skrapar.
Në qytetin e Skraparit janë konfirmuar sot të infektuara me Covid-19 dy edukatore në kopshtin nr.1 në këtë qytet. Pas infektimit të 2 edukatoreve, kopshti është dezinfektuar dhe mbyllur.
I gjithë stafi (edukatore, sanitare dhe kuzhiniere) është karantinuar dhe do ti nënshtrohet tamponit. Në qytetin e Beratit janë konfirmuar sot “pozitiv”: një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, një mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Drenovicë.
Edhe në institucionet vendore kanë vijuar infektimet me coronavirus,ku vetëm sot janë konfirmuar “pozitivë”: 1 specialist në Prefekturën e Beratit,1 punonjëse në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore dhe 1 specialist në Drejtorinë e Transportit Rrugor.