Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit që prej vitit 2017, avokati Agron Mahmutaj, nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme. 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga Coronavirusi disa javë më parë. Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit,ku u mbajt disa ditë në oksigjenim.
Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë, ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ditët e fundit avokati 51-vjeçar pësoi një agravim të menjëhershëm por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore u agravua dhe dje ai ndërroi jetë. Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese,ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë.
Largimi i tij nga jeta ka tronditur jo vetëm familjarët por edhe kolegët e tij avokatë,prokurorë e gjyqtarë në Berat,që e përshkruajnë atë në dedikimet e tyre të shumta shgushëlluese jo vetëm si një njeri të drejtë dhe të ndershëm por edhe si një baba dhe mik shembullor.
Avokati Agron Mahmutaj ka qënë një nga eksponentën e parë dhe pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve ’90,për vite me radhë deri në vitin 2014 ai ka qënë Drejtor i Burgut të Beratit dhe pas largimit nga kjo detyrë ju përkushtua profesionit të avokatit duke u zgjedhur në vitin 2017 Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.