Kryeministri Edi Rama thotë se situata nga koronavirusi është nën kontroll. I pyetur nëse i trembej personalisht infektimit, kreu i qeverisë thotë se shqetësohet më shumë për familjarët e tij.
Rama: Gjëja e parë që mendoj është që larg qoftë të mos dëmtoj askënd tjetër afër meje në familje dhe bashkëpunëtorët. Këto janë gjëra që nuk i kemi në dorë. Unë kam bindje të miat që nuk lidhet me ne fare, që lidhet me yjet..nuk e di!
-Ka pasur një shprehje të Ata Turkut: Më lini në duart e mjekëve turq…ju larg qoftë do jeni në duart e mjekëve shqiptarë nëse infektoheni?
Rama: Në rastin e covid, mund ta them me plot gojën mund ta them se nuk mungon asgjë që e kanë spitalet në Evropë. Të gjitha ilaçet që përdoren në Amerikë, në Francë, janë këtu. Shefja e epidiomologjisë, Silvia Bino iu la veten në dorë këtyre mjekëve dhe sot është shëndosh e mirë për fat të mirë. Kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk është e gjitha në dorën e mjekëve.
Kryeministri shprehet se koronavirusi nuk është një grip i zakonshëm, ndërsa thotë se nuk dëshiron të besojë për një mbyllje të përgjithshme.
“Jemi në një situatë që nuk është as më alarmante por as e lehtë. Është një situatë nën kontroll. Nuk është një grip i zakonshëm dhe e dyta, numrat mund të rriten me shpejtësi në atë masë që bllokojnë sistemin pasi nuk kemi kapacitete spitalore.
Nuk dua të besoj tek një mbyllje tjetër të përgjithshme. Këtu ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër jo vetëm ekonomik por edhe psikologjik të shoqërive. Nëse mbajmë maskat dhe distancat, gjithsecili bëjmë sa duhet. Ne jemi të përgatitur siç kemi qenë edhe në fillim. Këtu kam tre libra që janë plani i veprimit për Shqipërinë”- tha në “Open”, kryeministri.