Edhe pse në këtë situatë covid antibiotikët kanë një përdorim të gjerë, Instituti i shëndetit publik bën thirrje për sa më shumë kujdes në përdorimin e tyre pasi rezistenca e mikrobeve ndaj antibiotikëve është shndërruar në një problem shqetësues në të gjithë botën. Kjo pasi shumë antibiotikë tanimë kanë dalë jashtë përdorimit.
Tanimë i gjithë fokusi është tek covid por instituti i shëndetit publik paralelisht ka nisur një ndërgjegjësim të mjekëve, të cilët shpesh abuzojnë në dhënien e antibiotikëve dhe, nuk janë harruar të vegjlit në kopshte e shkolla të cilët janë kyçi i edukimit të një shoqërie.
Për mjekët të cilët trajtojnë pacientët covid ISHP ka përgatitur deri dhe maska që t’i kujtojë ata se antibiotikët nuk janë karamele .Po çfarë është antibotiko-rezistenca?
As më shumë e as më pak njerëz që humbin jetën për shkak të infeksioneve pasi antibiotikët e përdorur nuk japin më efekt. Dhe për më tepër prodhimi i një antibiotiku të ri kërkon shumë kohë e ndër të tjera ka kosto të lartë financiare.
Marrë nga Top Channel