Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio ku në fokus të diskutimit ka qenë pikërisht bashkëpunimi për luftën kundër COVID-19.Ka qenë ambasada italiane në Shqipëri që ka shpërndarë njoftimin duke zbardhur dhe disa tema të tjera diskutimi që kanë pasur të bëjnë me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e kryesisë shqiptare të OSBE-së. Kreu i qeverisë shqiptare pati dhe një tjetër komunikim të rëndësishëm këtë hënë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në qendër të bisedës, ka qenë integrimi dhe ekonomia, investimet në Ballkanin Perëndimor.