TIRANE- Një 35-vjeçar është ndarë nga jeta për shkak të komplikacioneve me COVID19. I riu, një ditë para se të vdiste ishte pjesë e pacientëve që u intervistuan nga Report Tv, në një speciale brenda ambienteve të spitalit COVID2, (Shefqet Ndroqi). I riu tha një ditë para se të vdiste se është infektuar në punë, dhe se nuk e ka kuptuar sesi gjendja e tij është rënduar.
“Isha në punë, punoja në një restorant edhe më kapi pa e ditur fare. Kisha një ngushtim në mushkëri, në frymëmarrje dhe më pas kisha këputje. Kam një mesazh për moshën e re, duhet të ketë shumë kujdes. Mua nuk ma priste mendja dhe nuk e besoja, por është një virus shumë shumë i rëndë”, u shpreh 35-vjeçari që raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi gjendja e tij është përkeqësuar papritur.