• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ç’po ndodh në Çernobil?! “CNN”: Përgatitje për luftë në vendin e fatkeqësisë më të madhe bërthamore!

07/02/2022
in Botë
0
Ç’po ndodh në Çernobil?! “CNN”: Përgatitje për luftë në vendin e fatkeqësisë më të madhe bërthamore!

CNN” raporton këtë të hënë të 7 shkurtit se ukrainasit kanë nisur përgatitjet për luftë në vendin e fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, pikërisht në Çernobil.

“Është një e premte e ftohtë në Zonën e Përjashtimit të Çernobilit të Ukrainës dhe dhjetëra gazetarë me jelekë të verdhë fluroshentë po përplasen furishëm me njëri-tjetrin, ndërsa konkurrojnë për pozicionin e kamerës, në nj qytet ku askush nuk ka jetuar që nga viti 1986”.

Kështu e nis shkrimin “CNN”, teksa përshkruan situatën në këtë zonë fatkeqësie e të braktisur, teksa vijon më tej se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka rritur ndjeshëm numrin e trupave të vendosura në kufij, ku nga 5 mijë që ishin në janar, ka shkuar në rreth 30 mijë këtë muaj.

Pjesë nga shkrimi:
Çernobili është braktisur që nga katastrofa më e keqe bërthamore në botë këtu e tre dekada më parë, por me dhjetëra mijëra trupa ruse të grumbulluara në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë, bëjnë që qyteti fantazmë të nisë përgatitjet për një tjetër kataklizëm të mundshëm. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mohuar vazhdimisht se Kremlini po planifikon të pushtojë Ukrainën. Dislokimet e Rusisë në Bjellorusi janë të lidhura me sa duket me stërvitjet e përbashkëta që do të fillojnë të enjten. Megjithatë, fotografitë satelitore tregojnë se kampet ruse janë krijuar afër kufirit me Ukrainën, qindra milje larg v endit ku po zhvillohen stërvitjet.

Nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën, Zona e Përjashtimit të Çernobilit është një kanal i mundshëm për në Kiev. Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s thonë se Presidenti Putin po rrit në mënyrë të qëndrueshme praninë e tij ushtarake në Bjellorusi, nga 5 mijë trupa në janar në rreth 30 mijë trupa këtë muaj.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, tha të enjten se dislokimi në Bjellorusi është më i madhi i Rusisë që nga Lufta e Ftohtë dhe shumica e forcave janë vetëm dy orë larg Kievit me makinë.

Beteja propagandistike
Ajri është me squfur, ndërsa trupat e Gardës kombëtare pastrojnë qytetin nga ushtarët e armikut, duke gjuajtur qindra fishekë të vërtetën nga dritaret e ndërtesave përreth. Një snajper qëllon në një objektiv, lart në një bllok apartamentesh. Një automjet i blinduar kalon nëpër postblloqe për t’u përballur me sulmuesit e mbajtur në katin e dytë të një ndërtese.

Më shumë se 35 vjet më parë, një shpërthim në termocentralin bërthamor ‘Vladimir Lenin’ detyroi një evakuim në mbarë rajonin, duke dërguar rrezatimin radioaktiv në të gjithë Evropën. Tridhjetë e një njerëz vdiqën në momentin e shpërthimit, ndërsa miliona të tjerë u prekën nga rrezatimi i rrezikshëm. Në raportet përfundimtare rezultoi se numri i vdekjeve nga problemet shëndetësore afatgjata, të krijuara pikërisht nga shpërthimi, arrinin deri në 200 mijë.

Tani, në stërvitjen për luftë, Ukraina ka sjellë me vete mediet botërore për të parë nga afër. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, u tha gazetarëve se forcat e sigurisë po përdorin stërvitjet e Çernobilit për të demonstruar se sa larg kanë arritur taktikat luftarake, që kur Rusia aneksoi Krimenë dhe separatistët pro-rusë kapën një pjesë të Ukrainës lindore, rreth tetë vite më parë.

“Të gjithë këto skenarë janë marrë dhe përmbledhur nga rastet që kanë ndodhur që nga viti 2014”, tha ministri.

E gjithë kjo shfaqja është një përpjekje e Kievit për t’iu përshtatur përpjekjeve të shkëlqyera të propagandës që vjen nga Moska. Në frontin diplomatik, Rusia ka akuzuar vazhdimisht NATO-n si palë përgjegjëse për krizën, duke argumentuar se zgjerimi i aleancës drejt Lindjes përbën një kërcënim ekzistencial. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po nxjerr video propagandistike për një prodhim hollivudian, me kolona tankesh që lëvizin me shpejtësi maksimale dhe luftëtarë të sulmit tokësor që hyjnë në Bjellorusinë jugore.

Natyra e saktë e kërcënimit të Rusisë ndaj Ukrainës mbetet e paqartë. Zyrtarët ukrainas kanë kaluar pjesën më të madhe të javëve të fundit duke minimizuar vlerësimin e SHBA-ve se një pushtim rus mund të jetë “i afërt”. “Ne kemi të njëjtat fakte, por perceptim të ndryshëm, ose një vlerësim të ndryshëm”, i tha “CNN” ministri i mbrojtjes, Oelsiy Reznikov, pas publikimit të shkrimit për stërvitjet në Çernobil.

Tags: chernobylpergatitje per luftesituata mes rusise dhe ukraines
Previous Post

Për herë të parë pas 8-vjetësh, Chrome ndryshon logon

Next Post

Vdekja e djalit maroken 5-vjeçar tërheq vëmendjen në mbarë botën

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Vdekja e djalit maroken 5-vjeçar tërheq vëmendjen në mbarë botën

Vdekja e djalit maroken 5-vjeçar tërheq vëmendjen në mbarë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.