Cristiano Ronaldo është infektuar me COVID-19, lajmëroi Federata portugeze e futbollit këtë të martë. Sipas lajmërimit, Ronaldo është në izolim dhe është në gjendje të mirë pa simptoma. Pasi Ronaldo u testua pozitiv me COVID-19, e gjithë skuadra iu nënshtrua testit ku të gjithë rezultuan negative.
Futbollisti 35- vjeçar luajti të dielën kundër Francës në Ligën E Kombeve dhe kundër Spanjës në ndeshjen miqësore javën e kaluar. Të mërkurën Juventus luan kundër Suedisë në Ligën e Kombeve dhe Cristiano nuk do të mungojë në këtë ndeshje ka raportuar Federata e futbollit portugez.
Burimi: CNN