Komisioni Europian njofton se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian.
Përmes një videoje të publikuar në “Twitter” KE thotë se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.
“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian,” thotë KE.
“Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, vijon deklarata.
After being carefully packed, batches of the newly approved #COVID19 vaccine are being dispatched to the 27 🇪🇺 countries.
— European Commission 🇪🇺 (@EU_Commission) December 24, 2020
These vaccines will soon be arriving at their destination to be used during the #EUVaccinationDays on 27, 28 and 29 December. pic.twitter.com/2BZCo6N7vb