Shkodër- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Endri Mustafës në Shkodër. Mësohet se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja. Ndërkohë në armë është gjetur edhe një plumb i pa shkrepur.
Viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë, raporton abcnews.al