• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Dalin përgjimet, dy zonjat flasin për dhuratat për Rovena Vodën: Telefonin e do “Samsung” zv.ministrja, jo “Iphone”

15/07/2021
in Aktualitet
0
Dalin përgjimet, dy zonjat flasin për dhuratat për Rovena Vodën: Telefonin e do “Samsung” zv.ministrja, jo “Iphone”

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me përgjimet e SPAK për ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda, e cila dyshohet se u ka marrë dy mijë euro dy zonjave, me premtimin se do t’​i punësonte.

Gazetarja e “Panoramës” Etleva Delia ka siguruar dosjen e SPAK, ku zbardhen komunikimet mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut, të cilat flasin në lidhje me “pazarin” me zëvendësministren, duke diskutuar nëse shuma e dhënë është e mjaftueshme.

“Do ketë thënë u këputën në b****”, i thotë Florida- Majlindës, ndërsa kjo e fundit ia kthen se duhet të presin njëherë se “nuk po i presin paratë” dhe tek e fundit nuk po punësohen ministre.

PJESË NGA PËRGJIMET

Nga të dhënat e përftuara nga komunikimet e kryera nga shtetaset nën hetim Florida Beu dhe Majlinda Hasani, ka rezultuar se në datën 13.02.2020, ato kanë zhvilluar një takim me shtetasen Rovena Voda, e cila ushtronte funksionin e Zëvendës Ministres së Brendshme. Sipas bisedave të kryera del se shtetasja Florida Beu i ka kërkuar Zëvendës Ministres së Brendshme që ta favorizonte për të gjetur ndonjë vend pune. Qëllimi i shtetases Florida Beu ka qenë që të punësohej në Ministri. Sipas bisedave të kryera shtetasja Majlinda Hasani ka kërkuar Zëvendës Ministres një vënd të mirë pune për Floridën.

Në vijim të realizimit të këtij qëllimi të bashkëhetuarit janë takuar disa herë, konkretisht në datën

25.02.2020, 28.02.2020,dhe 06.03.2020.

Nga bisedat e kryera midis shtetaseve Florida Beu dhe Majlinda Hasani rezulton se në datën 25.02.2020, ato janë takuar sërish me shtetasen Rovena Voda ku kanë biseduar për punësimin e Floridës. Sipas bisedave të kryera del se në këtë takim shtetasja Florida Beu i ka dhënë Zëvendës Ministres shumën prej 1.000 Euro, me qëllim favorizimin e saj për gjetur vendin e punës. Pas takimit shtetasja Florida Beu i ka thënë shtetases Majlinda Hasani se “më ngeli mëndja mos donte më shumë… që të paktën të na vej në një vend tamam”. Sipas bisedave shtetasja Rovena Voda e ka marrë shumën monetare në takimin e mësipërm, të vendosura në një zarf të cilin ajo e ka futur në çantën e saj që kishte me vete.

Më poshtë po pasqyrojmë në mënyrë të përmbledhur disa nga transkriptimet që janë me interes si më poshtë: Më datën 15.02.2020, ora 12:28:47 midis shtetasve Florida Beu dhe familjarëve të saj, shtetases Nerenza Beu (e ëma) zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Me ato lekët që do më sjellë Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.

Nerenza: Ishalla o zot i madh, dritë ja befte edhe asaj zoti. Florida. I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njëqind here i tha hajde të dalim për darkë e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.

Nerenza: Po cfarë është kjo tani? Florida: Zëvendësministre

Nerenza: Tani ca pikë synimi ke ti që të fusi aty?

Florida: Në ministri.
Nerenza: Po ca me u be? Nuk mund të pyesja dot ne telefon unë edhe keshtu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.

Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda une dua një vend të mirë për këtë ajo i tha une direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.

Nerenza: Ty te pëlqen kjo?

Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti ben provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen une, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se ate tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas nje viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kisha mundsi e fusja te kabineti im tha.
Nerenza: Po pse?

Florida: Po eshte ky ministri po jane kështu keto mami që haen me njeri tjetrin e kupton, une do mar Albanen se Albana është shefja di ku ka vende pune në ministri ajo i ve e mori ne telefon ate e la për dje në ora dhjetë edhe tani prandaj nuk du me ju nda unë. Florida; Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanés.

Nerenza: Epo kjo si ta bëjmë.

Florida: Se di po më rrin mendja aty.
Nerenza: Mos ju ndaj Emrijanit o goce me duhen.

Florida: Po duhen pagujt ato.

Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Me ngeli mendja mos donte më shumë kjo!
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall se mos donte me shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do iki prap t’ja them, degjo këtu se ajo pesëqindmijë lek do ie marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD – PS- e heq gocën i them, mos me cani……rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.   
Florida:
 Se di sa jepet në këto raste?
Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj…
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hic.
Florida: E me thotë mua me ……

Shenim: Biseda vazhdon pa interes

Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.

Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli a e dëgjove, do i ha ..unë, Rovi
Florida. Kam hall… mos ka prit nai dyshe.

Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Mallinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Majlinda: Mos harro orën dy moj.

Florida: Nuk harroj moj si do harroj.

Majlinda: Se e duam shpejt ne.

Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër

Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.

Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.

Majlinda: Hë thuaj tic a t’i them se i them unë..

Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj.”Rovi mos harro”.

Majlinda : Të premten më tha ajo mua.

Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.

Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj atë. Florida: Për sot po pra po për nesër

Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.

Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.

Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5 I shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministri, nuk e lejmë me kaq.

Më datën 26.02.2020, ora 09:36:01 midis shtetasve Flordia Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t’u thonë po bjeri mi kështu ca çante,

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…

Tags: albanewspergjimetrovena dodaRyshfet
Previous Post

Makineritë e ndërtimit nxjerrin skelete njerëzish, zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës në Përmet

Next Post

Covid në Kosovë/ S’ka asnjë humbje jete dhe vetëm 4 raste të reja në 24-orët e fundit

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
BILANCI në Kosovë/ 8 viktima dhe 632 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Covid në Kosovë/ S’ka asnjë humbje jete dhe vetëm 4 raste të reja në 24-orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.