• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Dalin PËRGJIMET e “Shpirtit”, skafisti: Drogë me gomone nga Mali i Robit, “dasmori” dha 9 mijë euro për martesën

05/07/2021
in Aktualitet
0
Dalin PËRGJIMET e “Shpirtit”, skafisti: Drogë me gomone nga Mali i Robit, “dasmori” dha 9 mijë euro për martesën

Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës është një tjetër emër që del në skenë nga përgjimet e prokurorisë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Shpirti”.  F iqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini  ka deklaruar se në vitin 2016 kanë bërë një udhëtim për të transportuar një sasi lënde narkotike të Kurtit nga Mali i Robit në drejtim të Italisë me destinacion final Gjermaninë. Seferi thotë se transporti është bërë me një gomone në pronësi të Sajmit Kurtit. Ai thotë se në momentin e nisjes një person me emrin Mustafa i ka dhënë një GPS dore, që kishte të vëna pikat e udhëtimit dhe të arritjes në Itali.

“Ajdini më njohu me shtetasin Sajmir Kurti, shkuam në spital të Durrësit ku kemi folur me Saimir Kurti që tha se kishte 50 kg barishte për të shitur. Sajmiri ishte i shtruar dhe momentalisht ishte në arrest në spital. Ishte i ruajtur nga rojet e gjatë takimit tonë na lanë vetëm me të, me kërkesë të Sajmirit,. Ishte 25/26 korrik 2016. Takimi u bë në spitalin e Durrësit në repartin e të mbrojturve. Ai ishte I shtruar, dukej mirë me shëndet.

Kemi folur të tre dhe ai na ka propozuar të dërgonin 50 kg marijuanë në Itali e na tha që ai kishte dhe gomonen. Fitimi do të ndahej, duke hequr shpenzimet  për blerjen e gomones rreth 9 mijë euro, do të fitonim 100 euro për kile çdonjëri dhe Ajdini, për çdo kile të transportuar. Gomoni ishte i kurtit, kishte një motor Envirude, prej 90 kuajsh fuqi, ishte i tipit Marinar prej 90 kuajsh fuqi, i tipit Mariner, prej 6/7 metrash, vetrorësine me ngjyrë gri dhe të kuqe, ishte të shtëpia e Kurtit në Kavajë, në Stover, rreth 2 km në jug të Kavajës.

Unë kam qenë personalisht te shtëpia e Kurtit por nuk kishte gomone. Udhëtimi i drogës i bërë në Itali, ishte gjithsej 290 kg, 50 kg të Sajmir Kurtit. 140 kg ishin të Malton Lleshit e 100 kg ishin të Luanit që kishte dy emra, ai i vërteti ishte Nazmi e kam zbuluar më vonë (…) Sajmir e Lleshi e sollën drogën ke vendi që quhet Mali i Robit që ndodhet mes Durrësit dhe Kavajës, është një lokalitet detar turistik ku Mustafa kishte edhe një hotel të vogël 2-katësh.

Nga ky vend jemi nisur me 3 gusht 2016 në orën 23:30 me gomon pasi kemi ngarkuar marijuanën. Nuk mbaj mend mbiemrin e Mustafait. (…) Na dha një GPS dore, I cili kishte të vëna pikat e udhëtimit dhe të arritjes në Itali e Luani i dha Ajdinit numrin shqiptar për të komunikuar me Tanin e Modugno-s. më duket se quhet Shkëlzen Daci, që na priste në Bari që unë jam në gjendje ta njoh si marrës i drogës bashkë me një Italian.

Numri i Tanit të Modugnos u memorizua nga Ajdini. Jemi nisur në darkën e katër gushtit dhe kemi mbërritur në drejtim të San Vito del Normani, ishte një plazh dy tre shkëmbinj në det. Shkarkuam drogën në një kanal ku ishte mbjellë misër jo I lartë. Jemi spostuar me gomone rreth një kilometër në drejtim të Brindisit, e kemi lënë dhe pas në ore kemi shkuar në një Bar. Nuk e morën ne telefon Tanin sepse celularët tanë ishin largu. Erdhën karabinierët dhe na pyetën nëse gomonia ishte e jona, Ajdini i tha që ishte e tij. Na dërguan në Kuesturë në Brindisi, kemi thënë që ishim të dehur dhe kishim arritur në Itali me gomone pa dashje”, ka deklaruar Seferi sipas dosjes hetimore që ABC disponon.

Në dosje thuhet se Kurti i bënte presion Seferit për të marrë paratë që i takonin nga pjesa e tij e lëndës narkotike të trafikuar te Shkëlzen Daci në Itali.

“Ndërkohë, nga përgjimet në vazhdim ka rezultuar se shtetasi Sajmir Kurti në Shqipëri fillonte të bënte presion mbi shtetasin Fiqiret Seferi për të marrë lekët që i takonin për pjesën e tij të lëndës narkotike të trafikuar dhe të dorëzuar në Itali tek shtetasi Shkëlzen Daci. Siç ka rezultuar nga telefonata e bërë me datën 16 gusht 2016, kur shtetasi Fiqiret Seferi i tregonte Ferhat Ajdinit  duke i thënë se Sajmiri e kishte marrë duke pretenduar lekët në darkë dhe do t’i dorëzonte 9 000 euro që do t’i merrte më pas nga druri, i identifikuar si Durim Ajdini”, thuhet në dosje.

Kontaktet telefonike me Seferit dhe Ajdinit në vitin 2016 është një tjetër përputhje në lidhje me pjesëmarrjen në trafikun e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali. Një person me emrin Luan përmendet si personi që ka hedhur “9 mijë euro për martesën”.

“Një tjetër përputhje në lidhje me pjesëmarrjen në trafikimin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali, rezulton në kontaktet telefonike më pas të regjistruara më datë 17 gusht 2016 mes shtetasve Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini ku dalloheshin referime të tjera për shtetasin me emrin Luan.

Në veçanti në bisedën e përgjuar në orën 17:42 personi me emrin Luan përmendej si personi që kishte derdhur “9 mijë euro për martesën” duke komunikuar në mënyrë të koduar duke e pasuar fjalën –për pagesën që i përkiste lëndës narkotike, gjatë bisedës shtetasi Fiqiret Seferi e pyet Ferhat Ajdinin për pagesën e lëndës narkotike nga ana e shtetasit Shkëlzen Daci, i përmendur me emrin “Maloku”, shkruhet në dosje.

Pjesë nga përgjimet

Reti: Alo

Hati: Çfarë bone?

Reti: Ehi

Hati: Hë

Reti: Luani në dasëm ka dhënë 90 mijë, 90 lekë

Hati: Po

Reti: Eh

Hati: Po, po, Nëntë mijë

Reti: Si?

Hati: Nëntë mijë, 5 i kisha marrë unë.

(…)

Reti: Pastaj ka çuar në dasëm 90 lekë, 90 mijë

Hati: Po po kuptova, thuaji atyre që duhet më e bërë nesër

Reti: Po qysh nesër ti ati i di muhabetet që kemi bërë!

Hati: Po tani muhabeti është për makinën që i kemi lënë këtij

Reti: So

Zërat mbivendosen

Reti: Ai nuk është zoti i dasmës

Tags: albanewsferhat ajdinioperacioni shpirtipergjimet e prokurorisesajmir kurti
Previous Post

Rikthehet i nxehti? Meteorologu: Java ‘e mbërthyer’ nga temperaturat e larta, fundjava me rreshje

Next Post

Rëzohet avioni ushtarak në Filipine, raportohen 50 viktima

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Rëzohet avioni ushtarak në Filipine, raportohen 50 viktima

Rëzohet avioni ushtarak në Filipine, raportohen 50 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.