Kryeministri Rama ka vazhduar me piruetat për darkën e ministrave në restorantin e Nusretit në Dubai. Kryeministri ngulmoi se darka ishte organisuar nga mikpritësit e Elmaar Group dhe se ishte postuar në Instagram nga vetë lokali. “Video u filmua nga vetë lokali për të nderuar atë tavolinë që ishin të ftuar nga pala pritëse, pra udhëtimi nuk ishte për pushime, por ishte një dhëtim pune” u shpreh Rama. Por kryeministri harron se pak minuta pasi video doli në rrjetet sociale, restoranti i Nusretit e fshiu postimin, ku personazhet kryesore ishin qeveritarët shqiptarë dhe askush nga pala mikpritëse.