Presidenti Ilir Meta ishte sot në Berat ku ka marrë pjesë në ceremoninë traditë të besimtarëve ortodoksë, atë të Ujit të Bekuar.
Ndërkohë, lidhur me situatën politike në vend, kreu i shtetit zgjodhi të ishte i rezervuar. Meta u pyet për akuzat e kryeministrit Edi Rama se ka penguar projektin Vlorë-Orikum, ndërsa tha se sot është një ditë e shenjtë dhe preferoi të mos të zgjatet.