Vlorë- Defender21 mbërrin në Vlorë ku mëngjesin e sotëm ceremonia është mbajtur në Lungomare. Të pranishëm në ceremoni janë ambasadorja amerikane, Juri Kim dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, të shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli.
“Defender 21 është një mision i përbashët i joni, ne kemi inspektuar çdo stërvitje deri më tani dhe i tillë mision do të japi frytet e veta. Një shenjë e saktë e bashkëpunimit midis shteteve. SHBA në këtë mision ka pjesën e saj ndërsa ju si Shqipëri pjesën tuaj.”– u shpreh ambasadorja Kim.