TIRANË- Stërvitja ushtarake e NATO-s ‘Defender’ do të rikthehet sërish në Shqipëri vitin e ardhshëm. Me anë të një njoftimi të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ditën e djeshme me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve të dy vendeve.
“Në vitin 2021, Shqipëria ndihmoi në pritjen e Defender Europe 21, ku u angazhuan afërsisht 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 26 vende në operacione pothuajse të njëkohshme në zonat e trajnimit në Balltik, në Afrikë, në Detin e Zi dhe rajonet e Ballkanit. Stërvitja ishte aq e suksesshme sa Shqipëria do të presë sërish pjesë të Defender-Europe 23 vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Defender u mbajt për hërë të parë në Shqipëri në vitin 2021 ku dhe u quajt Defender 21. Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e forcave amerikanëve kryen operacione në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.