Dega e Partisë Demokratike në Fier konfirmoi sot pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përpara mediave u shpreh deputeti i Fierit dhe ish-kreu degës së PD-së në Fier Luan Baçi. Përpara mediave, ai se 640 delegatë të qarkut të Fierit kanë firmosur për të marrë pjesë në Kuvndin e 11 dhjetorit. Ndër të tjera, Baçi shtoi se mandati i tyre buron prej Kuvendit të fundit të selisë blu, të mbajtur në 17 korrik 2021.
Ai sulmoi sekretarin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi se po përpiqet me urdhër të kryetarit Lulzim Basha t’u heqë mandatin delegatëve.
BAÇI: Në kuvendin e 11 dhjetorit, të 640 delegatët duhet të jenë, pasi janë vendosur në kuvendin e 17 korrikut. Kanë mandat 4 vjeçar. Kuvendi është i jashtëzakonshëm, kështu që nuk munden delegatët të caktohen nga statuti i ri. Për ta vërtetuar që numri është 640, unë ftoj mediat të shikojnë listat, ku është scaktuar numri 640. Madje janë bërë shtesa të herëpashershme. Kjo listë eshtë zyrtare dhe në fund mund të lexoni 640 delegatë në kuvendin e 17 korrikut 2021. Edhe njëherë, manovrimi që bën sekretari i përgjithshëm, me urdhër të kryetarit Basha, për t’i hequr të drejtën e votës për të qenë delegatë një pjesë të rëndësishme të Fierit. Kanqe qenë ata që kanë mbushur sheshe, protesta. Duke përballuar gazin lotsjellës të Lleshajt. Këta duhet të jenë pjestarë në Kuvend. Për të qëndruar strikt e korrekt, ne kemi përgatitur fillimisht mandatet për 358 delegatët e parë. Ky numër kanë firmosur midis tyre 317. Kjo është dega e Fierit. Forumi rinor kanë firmosur 100% me 17 delegatë që kanë. LDG kanë firmsour 90%. Sot këtu kam përfaqësues të degës Roskovec që do bëjnë me dije emrat. Dega Roskovecit kanë 52 delegatët, mes tyre kanë firmosur 32. Dega Patosit janë firmosur 67. Janë të mandatuar nga zyrat e PD-së. Do të vazhdojmë punën tonë për të pajisur me mandat edhe ata që po mundoehn t’i mohojnë të drejtën e votës. Edhe ata do të jenë në kuvend.
Më pas, sekretari i degës së Fierit lexoi emrat e delegatëve që do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit.