Tiranë- Pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama se as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve, ka ardhur reagimin i kryetares së LSI Monika Kryemadhi.
Ajo thotë se nesër do të shpjegojë gjerë e gjatë fabrikën e parave dhe i kërkon kryeministrit të ketë durim.
“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”, shkruan Kryemadhi.