BalkanWeb fotot ekzkluzive nga grabitja e institucionit financiar ”Kredo.al”, filiali tek zona e ”Brrylit” në Tiranë.
Grabitja ndodhi të shtunën, teksa autori siç shihet dhe nga fotot është i gjithi i veshur me të zeza, i maskuar dhe me çadër me vete.
Ai hyri në institucionin financiar, kërcënoi punonjësin dhe vodhi një shumë parash. Pikërisht autori i kësaj grabitje dyshohet të jetë Kristi Çinari, që dje po ashtu akuzohet për grabitjen e 17 mijë lekëve të reja tek farmacia afër shkollës ”Sami Frashëri” në Tiranë.