Papa Françesku është treguar tolerant ndaj homoseksualitetit dhe i ka përkrahur personat pjesë të atij grupi.
Diçka e tillë është pohuar në dokumentarin e ri kushtuar Papës, premiera e së cilës u mbajt sot në Romë.
Teksa fliste për kujdesin që duhet treguar për njerëzit e komunitetit LGBT, papa Françesku, adresoi problemin e madh që haset me të drejtat e njeriut në këtë film-dokumentar.
“Çfarë ne duhet të krijojmë është një ligj të bashkimit civil. Vetëm në këtë mënyrë ata janë ligjërisht brenda. Unë do të ngre zërin për këtë.”– u shpreh ai teksa pohonte mbështetjen maksimale për komunitetin gay, duke i konsideruar si njerëz të Zotit.
Nuk dihet me saktësi kur papa i ka bërë të tilla deklarata, por regjisori i dokumentarit, Evgeny Afineevsky, thotë se ai ia ka pohuar personalisht përballë për filmin.