Pas skandalit të patronazhistëve, një tjetër skandal i rëndë po ndodh me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.
Është fjala për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën, që po shpërndahet në Whatsapp.
Nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste të cilën Opinion.al, thotë se e posedon, por thekson se “sigurisht në ruajtje të privatësisë së personave në fjalë kjo listë nuk do të publikohet“.
Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve .
Burime bëjnë me dije se do të kërkohet një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure.
Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës.