Një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se fillimisht kamioni ka dalë nga rruga e më pas është përfshirë edhe nga flakët.
Nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihen sasi të mëdha tymi që dalin nga automjeti i ndaluar në rrugë.
Ndërsa, drejtuesi i mjetit është transportuar për në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani”.
Rrethanat e incidentit nuk dihen ende.