Përfundon numërimi i kutisë së parë të votimit në KZAZ-në e Pustecit, zonë e minoritetit maqedonas në Korçë. Kjo zonë hap gjithmonë e para kutitë e votimit për shkak të numrit tejet të vogël të kutive, vetëm 5.
Nga kutia e parë, e fshatit Kallamas, ka rezultuar se 118 vota i ka marrë PS, 114 vota kanë shkuar për PD dhe 17 vota për LSI.