• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Demokratët në Kongres pararashtrojnë kërkesat për largimin e Presidentit Trump

11/01/2021
in Botë
0
Kongresi Amerikan

Kongresi Amerikan

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi thotë se do të paraqesë një rezolutë të hënën duke i bërë thirrje Kabinetit të Presidentit Donald Trump që ta heqë atë nga detyra, duke përdorur amendamentin e 25-të.

Në një letër drejtuar kolegëve të saj demokratë, zonja Pelosi tha se nëse nënpresidenti Mike Pence nuk përgjigjet brenda 24 orësh, Dhoma e Përfaqësuesve do të nisë procesin e ngritjes së akuzave për shkarkimin e presidentit.

“Për mbrojtjen e Kushtetutës dhe demokracisë sonë, ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky president përbën një kërcënim për të dyja. Me kalimin e ditëve, tmerri i sulmit të vazhdueshëm ndaj demokracisë sonë të kryer nga ky President është intensifikuar dhe rrjedhimisht edhe nevoja për veprim të menjëhershëm”, thuhet në letër.

Shtysa për të shkarkuar zotinTrump nga detyra në ditët e fundit të mandatit të tij, vjen mes të thirrjeve në rritje për ta vënë atë para përgjegjësisë për dhunën e së mërkurës së kaluar ku humbën jetën pesë vetë, ndërsa një turmë mbështetësish të zotit Trump sulmoi policinë.

As zoti Trump as Shtëpia e Bardhë nuk reaguan të dielën ndaj lëvizjes së zonjës Pelosi.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden nuk ka shprehur ndonjë qëndrim të drejtpërdrejtë mbi lëvizjen për procesin e mundshëm të shkarkimit kundër presidentit në largim, i cili ende nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve, por ka pranuar se një “administratë të re” do të vijë në pushtet në Uashington më 20 janar.

“Pas 10 ditësh, ne do të ecim përpara dhe do të rindërtojmë së bashku”, tha zoti Biden të dielën në Twitter.

Një nga zëvendësit kryesorë të zonnjës Pelosi në Kongres, ligjvënësi Jim Clyburn nga Karolina e Jugut, tha për emisionin “Fox News Sunday” se Dhoma mund të votojë për ngritjen e akuzave brenda disa ditësh, edhe pse presidenca katër-vjeçare e zotit Trump përfundon javën e ardhshme me inaugurimin e zotit Biden dhe nënpresidentes së zgjedhur, Kamala Harris.

Meqenëse presidenti Trump do të jetë jashtë Shtëpisë së Bardhë së shpejti, ka pak gjasa që Senati të zhvillojë gjyqin për shkarkimin e tij. Senati, i cili në rastin e shkarkimit të presidentëve luan rolin e gjykatësit, mund ta zhvillojë seancën edhe pasi ai të largohet, dhe nëse e shpall fajtor, zoti Trump nuk do të jetë në gjendje më kurrë të shërbejë në një post federal.

Por zoti Clyburn tha se urgjenca për ta mbajtur përgjegjës në një proces të dytë shkarkimi për zotin Trump, është thelbësore.

“Detyra jonë është ta akuzojmë zyrtarisht për ta larguar nga detyra”,” tha zoti Clyburn. “Vota jonë është zëri ynë, dhe vota jonë është një zë kundërshtimi.”

Anëtarja demokrate e Kongresit Ilhan Omar nga Minesota, një kritike prej kohësh e zotit Trump, tha se ajo do të propozonte dy akuza kundër presidentit të hënën për “abuzim të pushtetit” lidhur me presionin ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve në shtetin jugor të Xhorxhias për të përmbysur fitoren e ngushtë të zotit Biden atje, si edhe për “nxitje dhune për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti” me sulmet e Kapitolit.

Të paktën 180 anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë nënshkruar përpjekjen për shkarkimin e presidentit, por ky numër nuk e arrin shumicën e nevojshme prej 218 votash të Dhomës me 435 anëtarë dhe asnjë Republikan nuk ka shprehur mbështetjen për të.

Rreth dy të tretat e anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve votuan javën e kaluar kundër pranimit të rezultateve të zgjedhjeve në shtetin lindor të Pensilvanisë, një nga gjashtë shtetet ku zoti Biden fitoi me shumicë të ngushtë për të marrë presidencën.

Zoti Trump dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë reaguar për procesin e shkarkimit të mundshëm. Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump ka në plan të vizitojë Teksasin të martën për ta vënë theksin tek puna e administratës së tij për murin kufitar që ndan Shtetet e Bashkuara nga Meksika.

Senatori Republikan Roy Blunt, një Republikan i Misurit dhe bashkë-kryetari i komisionit që planifikon ceremoninë e inaugurimit të zotit Biden, tha për televizionin CBS News se shkarkimi i zotit Trump nga detyra “padyshim që nuk mund të ndodhë nga sot e deri ditën e fundit të tij në detyrë. ”

Dy senatorë republikanë, Lisa Murkowski nga Alaska dhe Pat Toomey nga Pensilvania, kanë bërë thirrje që zoti Trump të japë dorëheqjen, por presidenti u ka thënë këshilltarëve se nuk ka në plan ta bëjë një gjë të tillë.

“Mendoj se në këtë pikë, kur kanë mbetur vetëm disa ditë, kjo është rruga më e mirë përpara”, tha zoti Toomey të dielën në CNN, duke bërë thirrje që zoti Trump të largohej vetë nga detyra. “Është diçka që do të kishte efekt të menjëhershëm. Por nuk jam optimist se do të ndodhë.”

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë dyshim, që sjellja e presidentit pas zgjedhjeve ishte shumë e ndryshme nga sjellja e tij e mëparshme,” tha zoti Toomey. “Ai arriti në një nivel çmendurie dhe u përfshi në veprime absolutisht të paimagjinueshme dhe të pafalshme.”

Sulmi ndaj Kapitolit gjithashtu ka pasoja financiare për presidentin dhe republikanët e tjerë.

Shoqata amerikane e golfit, PGA njoftoi të dielën vonë se po tërhiqet nga një marrëveshje për ta mbajtur Kampionatin e golfit në 2022, një nga katër garat më të mëdha të golfit, në klubin e golfit Bedminster të zotit Trump në New Jersey.

Në një deklaratë, Presidenti i PGA-së Jim Richerson nuk përmendi zotin Trump për ngjarjet e së mërkurës, por tha se mbajtja e kampionatit në Bedminister do të ishte “e dëmshme për markën PGA të Amerikës.”

Marriott International, kompania më e madhe në botë e hoteleve dhe gjigandi i sigurimeve shëndetësore Blue Cross Blue Shield thanë të dielën se do të pezullonin dhurimet për ligjvënësit amerikanë që votuan kundër çertifikimit të fitores së zotit Biden në zgjedhje.

Bankat kryesore, përfshirë JPMorgan dhe Citigroup, kanë njoftuar një pauzë për të gjitha dhurimet politike.

Tags: albanewsshkarkimi i trumpshtepia e bardhe
Previous Post

Morën vaksinën anti-COVID, Pipero dhe Kalo: Ka efekte anësore afatshkurtra! Tani më të sigurtë në punë

Next Post

Aksident në aksin Elbasan-Metalurgjik/ Përplasen katër automjete, ja informacionet e para

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Elbasan aksident

Aksident në aksin Elbasan-Metalurgjik/ Përplasen katër automjete, ja informacionet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.