Demokratët kanë filluar zyrtarisht fushatën elektorale sot në orën 17:00. Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim në një format të veçantë nis fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, atje ku qindra qytetarë brenda makinave të tyre dhe mbi to, me flamuj të PD dhe ata kombëtarë presin që fjalën ta marrë kryedemokrati Lulzim Basha, e të nisë prezantimi zyrtarisht i ekipit të opozitës në zgjedhje.
Sheshi “Nënë Tereza” është elektrizuar. Ruajtja e masave kundër COVID19 duket e vështirë. PD ka zgjedhur që kolona zanore e fushatës të jetë Sia me këngën “Unstoppable”, ndërsa në mitingun e parë është shqiptarja Dua Lipa ajo që dëgjohet në të katërta anët e sheshit “Nënë Tereza”.