• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Demokratët vazhdojnë përpjekjet për shkarkimin e Presidentit Trump

10/01/2021
in Botë
0
Demokratët vazhdojnë përpjekjet për shkarkimin e Presidentit Trump

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve vazhduan të dielën me përpjekjet për të fajësuar Donald Trump në ditët e pakta të presidencës së tij, duke pretenduar se ai duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin e së mërkurës së kaluar që la pesë të vdekur në ndërtesën e Kapitolit.

Nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, por Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi mund të paraqesë një rezolutë për shkarkimin e presidentit të hënën duke e akuzuar Trump-in për nxitjen e një kryengritje në një përpjekje të kotë për të bllokuar Kongresin të certifikonte votat e Kolegjit Zgjedhor në favor të Joe Biden-it.

Presidenti i zgjedhur Biden ka marrë një qëndrim asnjanës mbi lëvizjen për shkarkimin e presidentit në largim i cili ende nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve, edhe pse ka pranuar se më 20 janar do të ketë një “administratë të re” në Uashington.

“Për 10 ditë, ne do të ecim përpara dhe do të rindërtojmë – së bashku”, tha presidenti i zgjedhur Biden të dielën në Twitter.

Përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Donald Trump përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën morën vrull të shtunën, me anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve që njoftuan se do të parashtrojnë nenet e fajësimit duke filluar që nga e hëna.

Ligjvënësi Ted Lieu, një demokrat nga shteti i Kalifornisë, i cili ndihmoi në hartimin e akuzave kundër presidentit Trump, shkroi në Twitter se nenet mbështeten nga 180 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, megjithëse asnjë republikan nuk është mes tyre.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kolegët e saj kërkojnë që presidenti të hiqet nga detyra para se mandati i tij të mbarojë më 20 janar, edhe pse Senati i udhëhequr nga Republikanët nuk ka gjasa të bjerë dakort.

“Situata me këtë president të marrë mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij i çekuilibruar ndaj vendit dhe demokracisë tonë,” tha zonja Pelosi të premten.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuza për fajësimin e presidentit, për herë të dytë, kjo do të pasohej nga një gjykim në Senat, i cili e ka liruar një herë më parë presidentin Trump nga akuzat dhe do të jetë në pushim deri më 19 janar. Demokratët do të marrin kontrollin e Senatit më vonë këtë muaj .

Udhëheqësit demokratë të Kongresit gjithashtu i kanë bërë thirrje Nënpresidentit Mike Pence të kërkojë aktivizimin e amendamentit të 25-të, i cili ofron një mënyrë alternative dhe mbase më të shpejtë për ta hequr presidentin nga detyra. Zoti Pence nuk është përgjigjur por është njoftuar se u ka thënë kolegëve të tij se ai nuk e favorizon një veprim të tillë.

Miratuar në vitet 1960, Amendamenti i 25-të i Kushtetutës amerikane lejon transferimin e përkohshëm të pushtetit nga presidenti tek nënpresidenti nëse presidenti është i paaftë, me miratimin e shumicës së kabinetit të tij. Por analistët thonë se ai variant mund të jetë i vështirë për t’u aktivizuar me vetëm disa ditë të mbetura në presidencën e zotit Trump.

“Është gjithashtu shumë e vështirë në një situatë kur presidenti nuk është në koma apo fizikisht i paaftë për të bërë detyrën sepse sipas Amendametit të 25-të, pasi të aktivizohet, presidenti mund ta njoftojë Kongresin se ai është në gjendje të marë përsëri kompetencat e zyrës së tij”, tha John Hudak, një hulumtues i vjetër në Institutin Brookings.

Një numër i madh i ligjvënësish demokratë – dhe disa republikanë – kanë shprehur mbështetje për largimin e zotit Trump nga detyra ose kanë dënuar veprimet e tij.

Senatori i Pensilvanisë Patrick J. Toomey bëri thirrje të dielën që presidenti Trump të jap dorëheqjen.

Senatorja Lisa Murkowski nga Alaska u bërë senatorja e parë republikane që kërkon një veprim të tillë.

“Dua që ai të japë dorëheqjen,” i tha ajo gazetës Anchorage Daily News. “Dua që ai të largohet. Ka shkaktuar mjaft dëme”.

Senatori i Pensilvanisë, Pat Toomey nuk pranoi të shtunën në kanalin Fox News të angazhohej për të votuar në favor të shkarkimit të Trumpit, megjithëse ai kishte “kryer shkelje që mund ta shkarkonin”. Megjithatë, Senatori i Nebraskës, Ben Sasse, i tha kanalit CBS News se ai patjetër që do të konsideronte të votonte pro fajësimit.

Por udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha se ai nuk e mbështet fajësimin.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se Trumpi nuk ishte i aftë për të kryer detyrën, por ai nuk pranoi të mbështeste thirrjet e demokratëve që ai të fajësohet për herë të dytë. Zoti Biden tha se situata do të ishte ndryshe nëse Trump nuk do të largohej nga posti në më pak se dy javë.

Tags: albanewsshkarkimi i trump
Previous Post

BBC shkrim për fëmijët dhe gratë shqiptare në kampin e Al-Hol në Siri

Next Post

‘Si do të nis java për këto shenja?’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Horoskopi nga Paolo Fox

'Si do të nis java për këto shenja?' Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.