Njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë kanë mbetur pa energji elektrike që është prej pesë ditësh për shkak të motit të keq.
Burime bëjnë me dije se energjia është shpëutur për shkak se shtyllat e tensionit dhe përcjellësit elektrikë janë këputur për shkak të dëborës.
Degë pemësh kanë rënë edhe mbi përcjellësit elektrikë duke i këputur ato. Në disa zona ku janë ngarkuar më shumë, janë thyer shtylla tensioni dhe janë këputur telat si pasojë e peshës së akullit.
Ndërkohë, në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditësh e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës.