Tiranë- Sulmuesi i KF Tirana u dënua ditën e sotme me 4 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Uinful Kobinah u kap në Rinas me leje qëndrimi të falsifikuar.
Lojtari i klubit të bardhebluve nuk përbën rrezik ndaj vitet me burg iu konvertuan në 100 ditë punë sociale.
Vetëm pak ditë më parë, Kobinah mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i vendit, Ilir Meta. veprim ky që ngriti polemika të shumta pasi nënshtetësia iu dorëzua për 8 orë.