Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi sistemin e drejtësisë veçanërisht SPAK, se po inkurajon vjedhjet duke mos vepruar për rastet e denoncuara për korrupsion. Basha tha se kjo qeveri është kthyer në bandë grabitëse ndërsa qytetarët janë lënë mes varfërisë dhe rrezikut nga virusi COVID-19.
“Po këto pra, nuk po e hapin gojën, kam më shumë se dy javë që i kërkoj që të fillojnë hetimet të paktën për të parandaluar vjedhjet e mëtejshme të parave me inceneratorët se në qoftë se ato para nuk shkojnë në xhepat e këtyre në ato parajsa fiskale ku janë regjistruar kompanitë e inceneratorëve të plehrave të paktën do të kishte një mundësi më shumë që të shkojnë për pensionistët të shkojnë për të papunët të shkojnë për mjekët të shkojnë për rimbursimin e ilaçeve të shkojnë për testimet, pra shkurt dhe qartë ky është një problem i krijuar vetëm nga kryeministri dhe qeveria, më kot fshihen, është dështim.“-shprehet kredemokrati Basha.