SHÇBA ka nisur hetimet për shefin e Komisariatit të Divjakës Altin Shehu. Hetimet për këtë të fundit kanë nisur verifikimin pas denoncimit të aktivistes së PD, Elsa Bita.
Kjo e fundit ka denoncuar se Shehu e ka dhunuar duke i thyer krahun, pasi po filmonte një takim elektoral të PS në Divjakë. Aktivistja ndodhet në urgjencën e spitalit të Lushnjes.
Lidhur për këtë ngjarje ka reaguar gjithashtu edhe presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit ka bërë thirrje që SPAK të hetojë dhunën ndaj Elsa Bita , e cila po filmonte me celular. Gjithashtu Meta i kërkon Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës.