Bashkëshorti i kryesekretares së Gjykatës së Lezhës është duke u mbajtur prej disa orësh në komisariatin e Lezhës. 34-vjeçarja është larguar gjatë natës së mbrëmshme nga shtëpia dhe burri i saj e ka deklaruar të zhdukur. Dyshohet se gruaja të jetë larguar nga banesa për shkak të konflikteve në familje, mirëpo nuk përjashtohen as pistat e tjera. Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.
Marku punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet në vendet ku dyshohet se mund të jetë.