Tiranë- Dy motrat që denoncuan mjekët tek infektivi pak ditë më parë janë vënë në hetim nga policia .
Të dyja vajzat e Rifat Lalos denoncuan jashtë ambienteve të spitalit Infektiv se babai i tyre i cili ndërroi jetë nga COVID u la pa shërbim nga mjekja Migena Qato. Sipas bluve dy motrat akuzohen se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për Migena Qaton. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.