Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës iu është dorëzuar kërkesa e tre deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela kërkojnë që të jenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.
-Petrit Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe zëvendësues te Ligjet. Po ashtu, Vasili shpreh kërkesën për të qënë pjesë dhe e delegacioneve të përhershme të organizatave ndërkombëtare nënkomisione dhe në grupet e miqësisë.
-Erisa Xhixho kërkon të jetë anëtare e Komisionit të Ligjeve, te Integrimi dhe zëvendësuese te Media. Njëjtë si Vasili edhe Xhixho kërkon që të jetë pjesë dhe e delegacioneve të përhershme të organizatave ndërkombëtare nënkomisione dhe në grupet e miqësisë.
-Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare. Çela kërkon që të jetë pjesë dhe e delegacioneve të përhershme të organizatave ndërkombëtare nënkomisione dhe në grupet e miqësisë.
Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që është dhe deputete në Kuvend nuk ka shprehur dëshirën për të qënë anëtare e ndonjë komisioni.1 / 3