Ndërsa fermerët e Lushnjes vijojnë protestën e tyre në kundërshtim me paketën e re fiskale 2022, deputeti demokrat i cili iu bashkua mëngjesin e sotëm këtij tubimi Saimir Korreshi i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një foto-je, ku në duar mban dy produkte karakteristike të zonës: kastravecin dhe prasin, deputeti shprehet se është nisur për të sjellë në parlament produkte bio.
“Rrugës për në Parlament. Duke i sjell produkte BIO qeverisë direkt nga fermerët e Myzeqesë”, thuhet në reagimin e deputetit.
Prej disa ditësh, fermerët e kësaj zone janë ngritur në protestë, në kundërshtim të ndryshimeve në paketën e re fiskale për vitin 2022. Heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6 në 0% është për fermerët e papërballueshme. Ata i janë drejtuar me 6 kërkesa ministrisë së Bujqësisë si dhe kryeministrit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.