• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE

20/05/2022
in Politikë
0
Deputeti gjerman i CDU/CSU: Nëse Berisha rikthehet, PD rrezikon pezullimin nga PPE

TIRANË– Deputetin kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratën e parë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian dhe një njohësi i mirë i zhvillimeve në Shqipëri, por edhe në Ballkanin Perësindimor. Në një intervistë të gjatë që ka dhënë për Detutche Welle ai ka qenë mjaft i prerë për rikthimin e Berishës në krye të PD.

“Së pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit.Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara” – tha Krichbaum.

I pyetur nga DW nëse do ta refuzojnë PD-në, nëse në krye të saj vjen Sali Berisha, ai thotë: “Besoj se u shpreha qartë ashtu siç e thashë. Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit.Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar” – tha Krichbaum.

INTERVISTA E PLOTË:

Deutsche Welle: Sot në Bundestag ju hodhët idenë e një modeli të ri për vendet që janë më afër BE-së, por nuk mund ose nuk duan të jenë anëtare të BE-së. A është kjo përgjigja juaj ndaj propozimit të fundit të presidentit francez Macron për krijimin e një formacioni të ri politik përtej BE-së?

Gunther Krichbaum: Sigurisht që ka të bëjë edhe me sugjerimet e zotit Macron dhe mendoj se do të ishte pozitive që Gjermania dhe Franca  të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Sfondi është se vendet që duhet të pranohen sot janë pak më larg standardeve të Bashkimit Evropian sesa ishin dikur vendet kandiduese si Finlanda, Republika Çeke ose Sllovakia. Pra, të mos e gënjejmë veten: sa i përket Ukrainës – dhe unë do të doja që Ukrainës t’i jepej statusi i kandidatit – procesi i anëtarësimit do të kërkojë dekada. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të ofrojmë një perspektivë të besueshme evropiane, një model për vendet që nuk duan ose nuk mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Cilat vende keni parasysh konkretisht?

Për shembull, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA), si Lihtenshtajni, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Britania e Madhe. Këto vende nuk duan të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Por duhet të kemi edhe një model për vendet që ende nuk janë anëtarë të BE-së. Por kjo ide duhet elaboruar. Për mua është e rëndësishme që ky model të kuptohet si një stacion përgjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian. Këto vende do të mund ta vendosin vetë, nëse duan të anëtarësohen apo  preferojnë të qëndrojnë aty përgjithmonë, siç janë vendet e EEA, të cilat nuk synojnë të anëtarësohen. Në këtë rast do të kishim një anëtarësim të asociiuar. Ky është një model që nënkupton që në titull se këto vende i përkasin që tani BE-së. Ky anëtarësim i asociuar mund të zgjerohet për shembull me pjesëmarrje në tregun e përbashkët, ose me pjesët e kapitujve që janë të hapur ose që janë përmbyllur. E mundshme ështsë një pjesëmarrje në tregun e brendshëm, ose bashkim doganor. Ky model ende duhet të elaborohet, por mendoj se është një perspektivë e besueshme evropiane.

Ju nuk e përmendët Ballkanin Perëndimor. A do të ishin edhe vendet Ballkanit Perëndimor pjesë e këtij modeli?

Preferoj të flas për Evropën Juglindore ose për vendet e Ballkanit e jo për Ballkanin Perëndimor. Aty ka vende si Sllovenia dhe Kroacia, të cilat tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian, vende, me të cilat tashmë po negociojmë, si Serbia dhe Mali i Zi, vende që janë ante portas (duke hyrë , shën.i red.), pra, drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit, të cilat, siç e dini, janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ka edhe vende si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, të cilave nuk mund t’u  jepet asnjë perspektivë garantuese për momentin. Pra, kemi të bëjmë me gjendje të ndryshme. Pra ky model vlen edhe për shtetet e Ballkanit, në mënyrë që edhe ato të marrin diçka gjatë procesit të negociatave dhe t’u jepet sinjali: Ju do të hyni në BE, edhe pse kjo mund të zgjasë ca. Më lejoni t’ju kujtoj se vendi i fundit që iu bashkua BE-së, Kroacia, kishte negociuar 8 vjet e gjysmë me BE.

Ju sot patët një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Cili ishte qëllimi i këtij takimi?

Ky takim kishte për qëllim që zoti Rama të njihej me kryetarin e CDU-së dhe të grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Friedrich Merz. Por në takim merrnin pjesë edhe shoqërues të kahershëm të proceseve të Shqipërisë, si për shembull Joe Wadephul dhe unë. Rama e ftoi Friedrich Merz-in të vinte në Shqipëri ose të bënte një udhëtim në vendet e Ballkanit. Dhe ai jo vetëm që është i hapur dhe i interesuar, por e ka në plan të vizitojë rajonin. Biseduam edhe për progresin e reformave në vend, të cilin personalisht e konsideroj të dalluar. Le të kujtojmë këtu reformën në drejtësi, vettingun. Pra, kanë lëvizur shumë gjëra në një drejtim pozitiv vitet e fundit. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të pranoim çeljen e negociatave. Që këto kanë vonuar, për këtë nuk e ka fajin Shqipëria, por bllokada e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Dhe ne mund t’i bëjmë thirrje Bullgarisë që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet në planin dypalësh, sepse ato nuk kanë të bëjnë me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zoti Rama ka thënë se nëse Bullgaria nuk e heq bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut, ai do të kërkojë shkëputjen. A e mbështesni ju këtë?

Ne si grup parlamentar kemi marrë vendim që këto dy vende të jenë së bashku. Por kam përshtypjen se Bullgaria është duke lëvizur. Kjo është përshtypja ime tani. Shpresoj shumë se mund ta kapërcejmë edhe këtë pengesë.

Dhe së fundi, doja t’ju pyesja për situatën brenda Partisë Demokratike në Shqipëri. Grupi juaj ka qenë gjithmonë i vëmendshëm ndaj situatës së brendshme në Shqipëri, përveç muajve të fundit.

Së  pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara.

Pra, ju do ta refuzoni PD-në, nëse në krye të saj vjen Sali Berisha? 

Besoj se u shpreha qartë ashtu siç e thashë. Partia lipset të marrë një vendim të mençur dhe të marrë parasysh efektin në planin ndërkombëtar, nëse në të vërtetë ndjek pretendimin se jo vetëm dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit. Ky është qëllimi legjitim i një partie në demokraci: që të vijë në pushtet e të formojë qeverinë. Unë mendoj se amerikanët kanë gjetur fjalë të qarta dhe mendoj se partia bën mirë që fjalë të tilla të mos i lërë pa i dëgjuar./DW

Tags: albanewsDeputeti gjerman i CDU/CSUparlamenti gjermanpartia demokratikesali berisha
Previous Post

Shpërthim tritoli në biznesin e një polici në Shkodër

Next Post

Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj mbledh sërish Grupin Parlamentar në selinë blu

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj mbledh sërish Grupin Parlamentar në selinë blu

Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj mbledh sërish Grupin Parlamentar në selinë blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.